E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burimi e fton Almën e VV në AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani i ka bërë një ftesë publike deputetes së Vetëvendosje Alma Lama për të kaluar në këtë parti.

"Njerëzit me qëndrim kombëtar janë të mirëpritur në AAK. Kauza jone euro-atlantike mirëpret dhe mbështet qëndrimet deputetes Alma Lama. Prandaj, Alma je e mirëseardhur ne AAK. Gjithçka për vendin tone, rrugën tone drejt vlerave Perëndimore”, ka shkruar Ramadani. Ata po qëndrojnë në Zagreb me një konferencë të Akademisë Rajonale për Demokraci./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›