E Martë, 3 Nëntor 2026

Burimi i vetëm i të ardhurave për shumë qytetarë, dëbora shkatërron frutikulturën në juglindje, fermerët: Të shpallet emergjencë!

Një bukuri që vret mund të cilësohen këto pamje për kultivuesit e drufrutorëve në juglindje të vendit.

Vala e dytë e të ftohtit në këtë zonë në një kohë kur kulturat e frutave kishin çelur lule ka shkatërruar thuajse plotësisht të gjithë prodhimin e pritshëm, shkruan A2.

Një prej fermerëve tregon dëmin e shkaktuar dhe kërkesën që ka për institucionet shtetërore.

Dëmet e pritshme në frutikulturë i pranon edhe specialisti i bujqësisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, por pa përcaktuar se si do të veprohet me fermerët e dëmtuar nga kushtet atmosferike.

Në juglindje, fshatrat e Dvoranit dhe Kamenicës janë të njohura për kultivimin e drurëve frutorë, që janë edhe mundësia e vetme për të ardhura për ata banorë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›