E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Rilindja e stadiumit “Selman Stërmasi”, një tjetër qendër e bukur urbane në Tiranë

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Studioja arkitekturore “OMA” u shpall fituese e garës ndërkombëtare për projektidenë arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga projekti, duke krijuar idenë se si do të duket zona përreth stadiumit pas përfundimit të punimeve.

“Projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare, i cili do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane, plot jetë e atraksione”, u shpreh Rama.

Në fazën finale të konkursit ndërkombëtar morën pjesë pesë skuadra finaliste që prezantuan para jurisë konceptet arkitektonike për një stadium krejtësisht të ri, sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili do ta kthejë atë zonë në një qendër të re të Tiranës.

Zona rreth stadiumit “Selman Stërmasi” do të transformohet, duke u kthyer në një strukturë urbane të rigjallëruar, me sheshe publike të gjalla, hapësira të gjelbra dhe zona me përdorime të përziera për të stimuluar vitalitetin social dhe ekonomik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›