Burnley e Broja në krizë të thellë, në humbjen me Wolves paraqitja e shqiptarit u vlerësua me notën 5

“Turf Moor” është kthyer në një fushë “e huaj” për Burnley, i cili mbrëmjen e kaluar pësoi një tjetër humbje përballë Wolves-it me shifrat 2-1.
Tifozët e skuadrës ku militon Broja i janë kthyer beniaminëve të vet pas paraqitjes së dobët, e cila është e radhës në këtë sezon për ekipin e Hayen.
Trajneri i Burnley-t i dha mundësi sulmuesit shqiptar që të ndryshonte fatet e ndeshjes duke e aktivizuar për Vardy-n në të 61’, por Broja mbylli ndeshjen duke goditur një herë aluminin në një aksion, i cili nisi nga një pozicion i parregullt i Lucas Pires.
Në fund të ndeshjes Broja u vlerësua me notën 5. Argumentimi i bërë prej tyre ishte: “Nuk ishte shumë i përfshirë në aksionet sulmuese të skuadrës së tij. gaboi një shans të artë për të shënuar edhe pse goli do të anulohej për shkak të një pozicioni të parregullt”. A.V.