E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel makina bie ne humnere 3 te plagosur

Tre persona, mes të cilëve një në gjendje të rëndë, janë aksidentuar paraditen e sotme në Mat pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në një humnerë.

Ngjarja rrugore është shënuar në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Ura Shulbater” ku automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin të plagosurit ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë, nga një lartësi prej 40 metrash. Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët janë dërguar më pas në spital. Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit Gani Derguti, 50 vjeç, ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pasagjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. / Top ChannelAksidente rrugore
Gjirokastër, aksident me pasojë vdekjen
Aksident në Gjirin e Lalzit, humb jetën një person
Aksidentet s'kanë të ndalur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›