E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, qëllohet me armë shefii krimeve, arrestohen autorët

MAT- Shefi i policisë së Burrelit, Musa Skura është qëlluar me armë zjarri gjatë një operacioni në fshatin Suç të Matit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00. Policia ishte duke zhvilluar një operacion për arrestimin e disa shtetasve të shumëkërkuar.

Agresorët nuk i janë përgjigjur urdhrit për të ndalur duke qëlluar në drejtim të policisë dhe plagosur rëndë 48-vjecarin Skura.

Ndërkohë kanë mbërritur edhe përforcime nga Bulqiza duke bërë të mundur arrestimin edhe të agresorit të dytë, të cilët janë Fitim Alla dhe Vilson Milkurti.

Ndërsa shefi i krimeve, Skura është dërguar fillimisht në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Mjekët kanë kërkuar ndihmën e një helikopteri nga Tirana për ta transportuar në drejtimin të Spitalit Ushtarak, pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore duke i rrezikuar jetën.

Sipas mjekëve njëri prej plumbave e ka goditur 48-vjecarin në gjoks.

Dylber Balla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›