E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, qëllohet me gurë makinae Berishës, keqtrajtohet qytetari

BURREL-  Policia e Burrelit konfirmon incidentin me makinën e kryeminsitrit në qendër të qytetit të Burrelit, por me një fakt ndryshe: Makina nuk është qëlluar me gurë por me lule.

Pak minuta pas bërjes publike të lajmit në media (ora 12: 20) policia e Burrelit thotë se "Petrit Hoxha qëlloi me lule makinën e Kryeministrit dhe personi ishte shoqëruar në komisariat"

Incidenti ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:00 në kryqëzimin e Barhamit në qendër të qytetit të Burrelit. Incidenti u konfirmua nga A1 Report nga Garda e Republikës.

Autori është vëllai i ish-drejtoreshës së spitalit në Burrel, dhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i thanë A1 Report se makina është qëlluar me gurë dhe personi është keqtrajtuar nga truprojat e kryeministrit të cilët kanë menduar se mund të ishin gurë.

Personi që qëlloi eskortën e Berishës, është identifikuar si Petrit Hoxha 52 vjeç dhe është rrahur nga truprojët e tij.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›