E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitarët e Jehovait hakmerren ndaj edukatores myslimane

Zbulohet e vërteta për denoncimin ndaj edukatores Alma Hoti. Edukatorja mbulohej me ferexhe, prindërit e fëmijës ishin kundër

Alma-HotiNdërsa vetë ishin Dëshmitarë të Jehovait nuk pranonin në asnjë mënyrë që edukatorja e fëmijës të ishte praktikante e fesë myslimane, ndaj për këtë arsye sajuan ngjarjen e dhunës për fëmijën e tyre, 4 vjeçar. Ky ka qenë i gjithë motivi i denoncimit disa ditë më parë në prokurori kur dy prindër ngritën padi ndaj keqtrajtimit nga edukatorja Alma Hoti për djalin e tyre që mësonte në kopësht. Por kjo akuzë nuk pranohet dhe mohohet me forcë nga edukatoret dhe i gjithë stafi i kopshtit ky supozohet se kishte ndodhur ngjarja. Familjarë të fëmijëve tregojnë se prindërit e 4-vjeçarit D.L kanë probleme fetare me njërën nga edukatoret, e cila është besimtare myslimane dhe mbulohet me ferexhe. Ndërsa deklarohet se fëmija nuk është pjesë e grupit të Alma Toskës. Të gjitha dëshmitë janë kryer në prokurori ku po hetohet në lidhje me akuzat e ngritura për edukatoren e cila njihet si një person shumë i qetë dhe respektohet nga të gjithë prindërit e fëmijëve të tjerë.
Precedenti
Prindërit e fëmijës D.L janë dëshmitarë të Jehovait dhe nuk janë dakord që në këtë kopsht të ketë një edukatore të mbuluar me ferexhe. Për ata ka qenë gjithmonë problem prania e saj dhe janë ankuar shpesh herë. Kësaj herë ata tentuan me pjesën e dhunës por gabuan duke fajësuar Almën, e cila ditën e ngjarjes morri në ngarkim grupin e koleges, tregojnë prindërve të fëmijëve të Kopshtit. Ditën kur ka ndodhur ngjarja Alma morri përsipër grupin e koleges së saj, që mungonte atë ditë. E vetmja gjë që ka bërë Alma atë dite ishte që të vinte fëmijën në gjumë.
Dëshmitë e stafit
Prindërit e 4-vjeçarit shfrytëzuan një shenjë gërvishtje të tij dhe e përdorën për të sulmuar edukatoren padrejtësisht. Kjo ka qenë një nga dëshmitë e kryera nga disa prej kolege të Alma Hotit. Sipas prindërve Alma është një ndër edukatoret me të mira në këtë kopsht dhe çdo gjë që kanë thënë prindërit e 4-vjeçarit është një gënjeshtër. Alma është një edukatore fantastike, ndër më të mirat në këtë kopsht. Ndërsa prindërit e 4-vjeçarit dolën huq, pasi donin të sulmonin në të vërtetë edukatoren e mbuluar me ferexhe. Ata pretendojnë se fëmija ka një gërvishtje, të cilën e ka marrë duke lozur me fëmijët e tjerë. Ne u habitëm kur e morëm vesh, pasi denoncimi është bërë 6 muaj më vonë nga ngjarja. Koleget e Alma Toskës mohojnë që të ketë pasur ndonjëherë raste dhunë ndaj fëmijëve, ndërsa kanë rrëfyer në prokurori se gërvishtja mund të ketë ardhur si pasojë e lojës ose rrëzimit.

Prindërit e të miturit D.L, padia e bërë në   Prokurori
Kallëzimi penal është bërë nga dy prindërit më datë 31.12.2012. E ëma e V.L ka deklaruar se fëmija i saj D.L, 4-vjeçar, është keqtrajtuar fizikisht në kopshtin Nr.xx nga ana e edukatores së tij, Alma Toska. Gruaja pretendon se atë ditë djali është marrë në kopsht nga ana e mbesës së saj, M.L. Kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar që i biri ishte i trembur. Pas pyetjeve që ajo i ka bërë të birit, ka ardhur në dijeni të faktit që edukatorja e tij e ka kapur tek nofullat me thonj, pasi D.L nuk po flinte gjumë. Pas kallëzimit, gruas i është dhënë një vendim nga organet kompetente për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për ekzaminimin e të birit.

I mituri: Edukatorja Alma Hoti më shtrëngoi nga faqja
Fëmija D.L. mendohet të ketë dëshmuar në prani të prindërve të tij dhe psikologëve në prokurorinë e Tiranës. Ai është shprehur se dëmtimi në faqe është shkaktuar pasi është kapur nga edukatore Alma Toska. Para hetuesve ka dëshmuar dhe M.L., kushërirë e fëmijës, e cila ka marrë 4-vjeçarin atë ditë nga kopshti. Ajo shpjegon se dëmtimet e D.L. i ka konstatuar rrugës për në shtëpi (banesa e tyre me kopshtin është 10-20 metra larg). Më pas, menjëherë kur ka shkuar në shtëpi ka njoftuar edhe gjyshen e D.L., e cila i ka thënë që me këtë punë do të merrej nëna e D.L.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›