E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Burreli – Skënderbeu, sfida në ekranin e RTSH-së

Kategoria e Parë luan të shtunën javën e saj të tetëmbëdhjetë, ndërsa gjasat janë, parë dhe kalendarin, që në përfundim të jetë Flamurtari në krye të renditjes. Për të gjithë sportdashësit e Radio Televizionit Shqiptar të shtunën në ora 13:00 do të vijë në transmetim të drejtpërdrejtë Burreli – Skënderbeu, që zhvillohet në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit matjan. Një fushë e vështirë, atje ku dy javë më parë u rrëzua dhe Dinamo, që u mund 0-1. Por në të njëjtën kohë, Burreli në kuotën e 21 pikëve, katër pikë larg vendin të trembëdhjetë dhe gjashtë pikë larg vendit të fundit në renditje, është ende i rrezikuar. Veçse Skënderbeu, që është në krye të renditjes me 33 pikë, nuk mund të dorëzohet kaq lehtë. Kështu që sfida premton shumë emocione.

Sikurse premton të tilla dhe Besëlidhja – Dinamo, lezhjanët me objektivin për t’u shkëputur nga vendi i fundit, ndërsa kanë 15 pikë pas 17 javësh, dhe blutë, të cilët tashmë janë me trajnerin e ri Dritan Mehmeti, për t’u rikthyer tek sukseset. Në këtë javë të tetëmbëdhjetë duket më komode Flamurtari i Marselo Troisit, që pret në shtëpinë e vet Lushnjën. Shumë interesante dhe të ekuilibruara sfidat mes Luzi 2008 – Turbina, Apolonia – Tërbuni, Korabi – Besa dhe Tomori – Oriku. Më poshtë po ndiqni dhe ndeshjet e javës së tetëmbëdhjetë të Kategorisë së Parë, që zhvillohen të gjitha të shtunën në ora 13:00.

JAVA E 18-TË

E shtunë, 4 mars 2023

Luzi 2008 – Turbina                ora 13:00

Apolonia – Tërbuni                 ora 13:00

Besëlidhja – Dinamo               ora 13:00

Korabi – Besa                         ora 13:00

Tomori – Oriku                       ora 13:00

Burreli – Skënderbeu               ora 13:00

Flamurtari – Lushnja               ora 13:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›