E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burreli, mbyllje spektakolare ndaj Mamurrasit

BURRELI-POGRADECISkuadra e Burrelit do të presë Mamurrasin në ndeshjen e fundit në “Liri Ballabani”. Edhe pse matjanët nuk rrezikohen shumë nga rënia nga kategoria e parë, ekipi po stërvitet për ta fituar këtë sfidë. Në ambjentet e skuadrës, të gjithë janë të bindur për marrjen e fitores në këtë ndeshje.

Qëllimi i skuadrës matjane është marrja e pikëve maksimale në sfidën e fundit ndaj Mamurrasit. Sipas matjanëve, skuadra do të tregojë vlerat e saj në futbollin shqiptar dhe këtë do ta shfaqin edhe në ndeshjen e fundit në kampionat. Skuadrës i duhet edhe një pikë për të qenë e qetë edhe  nga ana matematike në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›