E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti i fundit, Dinamo kërkon ndihmën e tifozëve

likmeta dinamoNga Gjergji Vyshka

Hyrja për fansat blu do të jetë falas të shtunën në stadiumin Selman Stërmasi, aq sa kanë nisur dhe thirrjet e Blu Boys për të mbledhur sa më shumë tifozë

Dinamo luan ndeshjen e saj të fundit të sezonit futbollistik 2012-2013, ndaj Pogradecit në Selman Stërmasi, ndërsa fitorja me liqenorët i siguron përfundimisht qëndrimit në Kategorinë e Parë.

Një pikë e marrë të shtunën e kaluar në Fushë-Krujë, mes dhunës policore ndaj vendësve, por dhe shumë kërcënimeve e tensioneve, duket se i ka shërbyer në një farë mënyre qëllimit të bluve.

Megjithatë për më shumë fansa, të cilët kërkojnë ta kthejnë në një festë ndeshjen e së shtunës ndaj Pogradecit, jo më për titull kampion, por tashmë për të qëndruar në Kategorinë e Parë, dinamovitët duket se do ta lënë hyrjen falas të tifozëve.

Nisur nga kjo, shoqata e ultrasve Blu Boys tashmë i kanë bërë thirrje të gjithë fansave dinamovit: Ejani në stadium të shtunën, të mos mungojë asgjë që të festojmë të gjithë së bashku qëndrimin e Dinamos në Kategorinë e Parë. Eja dhe ti, Blu Boys garantojnë festë dhe spektakël.

Dhe dinamovitët e kanë marrë seriozisht këtë ndeshje, ndonëse Pogradeci, teksa ka javë që ka hapur krahun që nga Ada, Elbasani, Tërbuni e së fundi me Burrelin, nuk është se do të bëjë ndonjë qeder. Ndaj dhe Dinamo, jo thjesht për festë, por për gjithçka është e garantuar për qëndrimin në të Parën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›