Burri i Emi Uajnhause kerkon 6 milione funte
Amy Winehouse eshte tronditur pasi ish-burri i saj, Blake Fielder-Civil, ka kerkuar 6 milione funte nga kengetarja. "Amy ishte duke e realizuar 'Back To Black', kur Blake e la ate, keshtu qe perse ai duhet te kerkoje para per faktin se e ka bere ate te ndjehet keq? Ajo ishte ne momentin me te keq kur e realizoi albumin. Blake e la ate per nje femer tjeter dhe ajo e zbrazi zemren dhe shpirtin ne kenge", ka thene burimi per mediat britanike. "Kjo eshte njelloj si nje njeri i cili shkruan nje liber per gruan e tij te vrare, duhet t'i jape nje pjese te fitimit vrasesit. Ai mendon se ishte pjese e rendesishme e suksesit te albumit te saj dhe meriton para per ate qe ka bere me te. Amy eshte e tmerruar dhe nuk deshiron te negocioje, por ajo eshte e lumtur qe kerkesat e tij behen publike, pasi deshiron t'ia tregoje fytyren e vertete", vijon me tej burimi.