E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hendriks mund te jete vrare

Mjeku qe eshte perpjekur te ringjalle Jimi Hendrix ne naten qe ai ka vdekur, pati thene se eshte 'e besueshme' qe rokeri mund te jete vrare. Hendrix ishte 27 vjec kur u gjet pa fryme mbi te vjellen e tij ne hotelin ne Londer, por rrethanat e sakta te tragjedise kane mbetur ende mister. Autori Roadie James 'Tappy' Wright shkruan ne librin e tij te ri se menaxheri i Hendrix, Michael Jeffery, i kishte dhene rokerit droge dhe alkool pasi kishte degjuar se ky i fundit do ta shkarkonte, ndersa kjo eshte mbeshtetur tashme edhe nga mjeku qe kontrolloi rokerin ne kohen e vdekjes, John Bannister. "Dukej e besueshme per shkak te sasise se madhe te veres. Sasia e veres qe u gjet ne te ishte e jashtezakonshme. Jo vetem qe ishte leshuar mbi koken dhe kemishen e tij, por mushkerite dhe stomaku i tij ishin teresisht te mbuluar me vere", ka thene Bannister. Jimi Hendrix, i cili konsiderohet si kitaristi me i mire ne historine e muzikes, nderroi jete me 18 shtator te vitit 1970.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›