Burri rreh gruan në Kombinat, ndërhyn policia
TIRANE- Policia e kryeqytetit ka marrë në mbrojtje të menjëhershme të martën një 47-vjeçare, e cila rrihej sistematikisht nga i shoqi. Sipas burimeve, Shezie M., kishte denoncuar dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj saj në Komisariatin numër 6 të policisë në lagjen Kombinat të Tiranës. Policia ka këshilluar edhe të shoqin Fatmir H., 52 vjeç për të mos u konfliktuar sërish me Shezien.
(d.b/BalkanWeb)