E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, një shqiptar ekstradohet, tjetri arresohet

Një i dënuar shqiptar është ekstraduar mbrëmë nga Milano e Italisë për të kryer dënimin me 20 vjet burg pasi akuzohet se shfrytëzoi për prostitucion të fejuarën e tij. Një tjetër shqiptar u arrestua dje në Itali për trafik droge. 

TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi dje nga Milano e Italisë shtetasin Arjan Kane nga qyteti i Fierit. 39 vjecari ishte dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit per Krimet e Rënda në Tiranë me vendimin nr.56, të datës 11.12.2007, pasi në dhjetor të 2001trafikoi në drejtim të Italise me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të fejuarën e tij me inicialet H.XH.

Policia shqiptare njofton se Interpol Roma arrestoi dje me qëllim ekstradimi shtetasin Edison Begaj, nga qyteti i Vlorës. Ndaj 29 vjecarit gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin numër 252, datë 11. 12. 2008, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “?Trafikimit të narkotikëve” dhe “Trafikimit të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 278/a/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Vepra penale për të cilën është akuzuar ky shtetas ndodhi më 19 dhjetor të 2008 në fshatin Ndërmënas të Fierit ku u sekuestrua një sasi prej 284 kg bimë narkotike si dhe 5 armë zjarri automatike dhe municione të cilat i kishte në zotërim së bashku me shtetasit David Ismailaj, Erjon Dulaj dhe Albert Brahimi të tre këta të fundit të arrestuar në flagrancë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›