E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri vret gruan dhe 3 femijet

VERONA- Burri vret gruan dhe tre femijet, me pas vetevritet. Ngjarja ka ndodhur ne nje lagje te Verones ne "San Felice Extra". Nuk dihen ende arsyet perse burri, qe me pas u vetevra, e ka bere kete krim te shumefishte. Ajo qe ka pare e para kete krim ishte gruaja e cila pastronte shtepine dhe menjehere ka lajmeruar policine. Femijet ishin me rrobat e gjumit ne kuzhine. Burri eshte biznesmen, ndersa gruaja e tij eshte avokate. Te peste familjaret e gjetur kane vdekur nga nje goditje plumbi, pistolete ne koke. Pastruesja e shtepise qe edhe zbuloi kete tragjedi, pasi ka hapur deren e shtepise gjeti ne dysheme gruan dhe nje femije. Ne dhome ishin dy trupat e femijeve te tjere dhe ne shtratin martesor u gjet trupi i burrit te vetevrare, qe u vetevra pas krimeve te bera nga ai, me nje plumb ne koke. Nen krevatin e ciftit, afer trupit te 43-vjecarit u gjeten dy pistoleta gjysme automatike. Per policine, e cila po kryen edhe hetimet e nevojshme, nuk ka perjashtuar qe si per vrasje dhe vetevrasje mund t'i kete perdorur te dyja. Kuestura e Verones ka konfirmuar tragjedine, e cila tashme po ben jehone ne te gjithe boten.

Krimi

Te gjithe viktimat kishin goditje ballore, ndersa gruaja kishte edhe nje plumb ne krah, qe sipas policine ndoshta mund te jete bere nga ndonje reagim per t'u mbrojtur. Ajo eshte goditur ne kuzhine ndersa ishte duke pare televizion. Afer saj, pas divanit, ndodhej femija me i vogel, Xhakopo, 3-vjecar, qe ishte duke luajtur me ushtare kur eshte goditur me nje plumb pistolete nga i ati. Vogelushi kishte veshur edhe pizhamet dhe ishte gati per te fjetur. Dy femijet e tjere, Filipi 9-vjecar dhe Nikolo 6-vjecar, jane vrare ne gjume, ne dhomen e tyre te gjumit. Me pas tragjedia eshte mbyllur me vetevrasjen e burrit ne shtratin martesor, duke i drejtuar pistoleten vetes dhe duke i dhene fund jetes. Ne shtepi nuk eshte gjetur akoma ndonje leter ose detaj qe mund te tregoje arsyen e kesaj vepre. Fqinjet treguan se kishin degjuar disa te shtena por qe nuk i kishin dhene vemendjen e duhur.

Shkaku

Ne shtepine ku ndodhi krimi tragjik brenda familjes, nuk eshte gjetur asnje leter apo ndonje shenje tjeter qe mund te shpjegoje arsyet e kryerjes se kesaj vepre nga kryefamiljari, qe ndodhi rreth ores 22:30 te mbremjes se dy diteve me pare.

Kush jane viktimat dhe pistat ne te cilat po hetohet

Viktimat e tragjedise ne Verona te Italise jane Alessandro Mariaci, gruaja e tij Maria Ricarda Carrara Bottagisio, te dy 43 vjec dhe tre djemte 3, 6 dhe 9 vjec. Prokurori qe po ndjek ngjarjen , Pietro Pascuci, pasi la vendin e krimit ne rrugen "San Felice Extra", nuk dha asnje deklarate mbi kete ceshtje, por sqaroi se hetimet jane duke u kryer ne shume pista. Ne shtepi nuk eshte gjendur akoma ndonje leter e shkruar, e cila mund te shpjegoje arsyet. Sipas reagimeve te para te fqinjeve, burri biznesmen dhe gruaja avokate, jetonin prej dy vitesh ne kete lagje dhe kishin nje jete te qete dhe pa probleme. Brenda shtepise prej disa oresh qendroi mjeku ligjor dhe njerez te tjere te Kriminalistikes per te analizuar gjithcka qe gjendej aty. Viktimat u gjenden me veshje shtepie, tre femijet me pizhame, gruaja ishte e veshur sportive.

Prifti i San Felice: Familje e mire, e pashpjegueshme

Ishte nje familje per se mbari dhe nje drame e pashpjegueshme. Keto ishin fjalet e priftit te zones ku ndodhi ngjarja. "Ështe nje moment ne te cilin te gjesh fjalet e duhura eshte e veshtire. Ështe nje moment ne te cilin duhet t'i kerkojme ndihme Zotit", u shpreh Federico Zardin, pasi bekoi pese viktimat e familjes Mariaci. Ai tregoi se si, tre femijet e familjes ishin gjithmone te buzeqeshur, pasi familja vizitonte shpesh kishen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›