E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, krimet ne familje vrasin me shume se mafia

ROMA - Nje i vdekur cdo dy dite, me shume se 1.300 viktima ne gjashte vite. Familjet italiane vrasin me shume se sa mafia, me shume se krimi i organizuar i huaj dhe ajo e brendshme. Shtepia eshte ajo qe duhet te jete vendi me i sigurt per te jetuar dhe transformohet ne vendin me te rrezikuar, sic edhe konfirmoi tragjedia e ndodhur ne Verona. Shtate krime ne dhjete te ndodhura neper ambientet familjare ne 2006, jane kryer brenda mureve te shtepise. Nga te dhenat e raportit te fundit Eures-Ansa mbi vrasjet e ndodhura ne Itali, ndryshe nga vitet 2005 dhe 2006, eshte nje realitet krejtesisht ndryshe, nje vrasje ne tre, kryhet ne ambientet familjare. Ne 2006 per shembull, viktimat e familjeve ishin 195, ose 31,7% e atyre te ndodhura, me nje rritje prej 12% nga viti paraardhes, kur viktimat ishin 176. Viktimat e mafies ne 2006 ne total ishin 25,2% dhe vetem 12,7% i totalit. Edhe ne vitin 2005, krimi i organizuar ka vrare me pak se sa familja: 176 te vdekur ne ambientet familjare dhe 146 viktima te mafias (24,4% del totale), 91 prej te cileve nga kriminaliteti vendor (15,2%). Nga 195 viktima gjithsej ne 2006, 134 jane gra (+36,7% per sa i perket vitit paraardhes). Mosha e te cilave eshte 25 deri ne 40 vjec. Ështe pikerisht ne raportin midis cifteve qe ndodhin me shume se gjysma e vrasjeve (52,8%), duke marre parasysh se 72,8% e ketyre krimeve ndodhin brenda ambienteve te shtepise.

Shperndarja

Lombardia eshte zona e pare per nga numri i krimeve ne familje, perkatesisht me 30, duke u ndjekur me pas nga Veneto me 22, Campania me 18, Sicilia dhe Lazio me 17, Toscana dhe Emilia Romagna me 14 viktima.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›