E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Studentët në Shqipëri do të marrin më shumë para me anë të bursave.

Qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm një shtesë prej 1.1 miliardë lekësh për rritjen e bursave për studentët nga familjet në nevojë ndërsa në total fondi për arsimin universitar shkon në 14.2 mld lekë.

Fokus do të jetë mbështetja financiare  për studentët  të cilët tashmë do të përfitojnë bursa  që rriten nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj. Rritjen e mbështetjes financiare duke mbështetur me bursa financiare dhe akomodim parashikohet ta përfitojnë  16,000 studentë në vit, si dhe 700 studentë e doktorantë ekselentë përmes Fondit të Ekselencës.

Qeveria ka parashikuar më tepër para edhe për kërkimin shkencor ku janë  dhënë 100 milionë lekë shtesë.

Në vëmendje do të jetë edhe përmirësimi i infrastrukturës së arsimit  për të cilën janë shtuar 400 milionë lekë shtesë dhe po ashtu 500 milionë lekë do të investohen për programin “Pas Shkollës” (After School), duke mundësuar zgjatjen e orarit për fëmijët që qëndrojnë pas shkolle deri në orën 17:00.

Përmes këtyre investimeve ne synojmë të përmirësojmë kushtet e mësimdhënies, të zgjerojmë mundësitë për nxënësit dhe të forcojmë lidhjen mes arsimit, dijes dhe zhvillimit të vendit. Vetëm ministria e arsimit si institucion pritet të marrë një buxhet  që arrin në 67.95 miliardë lekë, nga 65.16 miliardë lekë në vitin 2026  ose 3 miliardë më tepër.

Ndërsa në total për të gjithë sektorin e arsimit  pasi disa fonde shkojnë edhe për arsimin profesional që është në varësi të një tjetër ministrie apo pushtetin vendor  arrijnë në 93.6 miliardë lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›