E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 211 lekë për litër, benzina 179 lekë/litër - ATSH -

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Bordi i Transparencës përcaktoi sot çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) nuk do të jetë më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë deri në 200 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë nuk do të kalojë 167 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›