Bursat ne vendnumero pritet pakti i Eurozones

Tregjet financiare janë në pritje të vendimit të mundshëm për një marrëveshje ose jo mbi krizën e borxheve në Eurozonë, ndërsa bursat kanë ruajtur kuotimet e tyre gjatë së hënës.
Ndonëse bisedimet e fundjavës nuk sollën asnjë përfundim, u arrit të miratohej një planveprimi dhe pritet që detajet e marrëveshjes të finalizohen të mërkurën.
Udhëheqësit e shteteve të Eurozonës ranë dakord që të forcojnë ligjet që do të detyrojnë bankat të mbrohen më mirë nga humbjet e mundshme të së ardhmes, ndërsa është aprovuar në parim edhe grumbullimi i një fondi emergjence, që do të përdoret në rastin e ndonjë kolapsi të mundshëm të financiar të Kriza FinanciarePërplasje Sarkozy-CameronGrekët me sytë nga Brukseli Nis samiti i liderve europianë ndonjë shteti tjetër.
Megjithatë, vazhdon përplasja në koncept midis Presidentit Frances, Nicolas Sarkozy dhe Kancelares Gjermane, Angela Merkel.
Të hapura me lajmet e mira të marrëveshjes në prag të nënshkrimit të saj, bursat europiane fituan deri në 1% në orët e para të ditës, por më pas e humbën këtë fitim, duke qëndruar në vendnumëro.
Rënia u motivua edhe nga publikimi i një raporti financiar, i cili sugjeronte se ekonomia gjermane dhe ajo franceze, dy më të mëdhatë e Eurozonës, po shmangin me vështirësi rënien në recension.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
FMN: Mund të infektohet sistemi bankar
Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show
“Wikileaks” ndërpret punën
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Turqi, 265 persona të vdekur nga tërmeti