Libi ekzekutohen 53 mbeshtetes te Gaddafit

Trupat e ekzekutuar të 53 mbështetësve të Gaddafit janë gjetur në një hotel të braktisur në qytetin e Sirtes, informoi të hënën një grup për të drejtat e njeriut.
”Human Rights Watch” shtoi se ekzekutimet janë kryer rreth një javë më parë. Lajmi përbën një goditje të radhës për rebelët, në qendër të kritikave për ekzekutimin e Gaddafit dhe djalit të tij, të cilët u dorëzuan të paarmatosur.
Pavarësisht përgëzimit për përfundimin e konfliktit libian, kancelaritë e vendeve perëndimore theksuan se do të kishin preferuar që koloneli t’i ishte dorëzuar një gjykate ndërkombëtare.
Më shumë se 30 mijë libianë kanë humbur jetën Vdes GaddafiTrupi i Gaddafit do u rikthehet familjarëve BBC: Kryhet autopsia mbi Gaddafi-n Libi, djali i dytë i Gaddafit në arrati në luftën civile të tetë muajve të fundit, ndërsa pas fitores së rebelëve, duket se ka nisur një fushatë e ashpër hakmarrje dhe spastrimi ndaj mbështetësve të kolonelit.
Qeveria e përkohshme që drejton vendin është distancuar nga masakra të tilla dhe i ka kërkuar të gjithë trupave të saj që të mos kryejnë raprezalje që vetëm sa do të shtonin plagët e popullit libian.
Lajmi i zbulimit të 53 trupave të ekzekutuar rrit presionin ndërkombëtar për të dislokuar një trupë paqeruajtëse në vend.
”Disa i kishin duart të lidhura dhe pothuajse të gjithë kishin vdekur nga një plumb i vetëm në kokë. Kjo ngjarje kërkon vëmendjen e menjëhershme të autoriteteve, për të vendosur përpara ligjit të gjithë përgjegjësit e kësaj masakre çnjerëzore”, tha Peter Bouckaert, një prej drejtuesve të organizatës humanitare, në një komunikatë të publikuar për shtyp.
I biri i Gaddafi-t strehohet në Darfur
Saif al Islam, i biri i kolonelit Muammar Gaddafi, ndodhet në Darfurin sudanez, nën mbrojtjen e Khalil Ibrahim, lider i lëvizjes Drejtësi dhe Barazi.
Lajmin e bën të ditur një e përditshme sudaneze, sipas të cilës Saif ka arritur në darfur pasi u arratis më 27 gusht me një autokolonë prej gjashtë makinash të blinduara.
Sipas të njëjtit burim, i biri i kolonelit kaloi nga Sirte përmes zonës së Baut, në kufirin mes Libisë dhe Chadit. Darfuri është kthyer në një strehë për shumë të kërkuar nga KKT-ja.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, por edhe vendet perëndimore që mbështetën revoltën, druhen se duke qenë gjallë, Saif mund të nxisë mbështetësit e mbetur të të atit.
Dyshohet se ai do të përpiqet të bashkohet me vëlllain Saadi, 38-vjecar, i cili u arratis në Niger që në muajin shtator, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë të regjimit dhe disa milionë dollarë.
Ndërkohë, ditën e shtunë, tribuja e kolonelit Gaddafi propozoi pikërisht Saif al Islam si pasuesin e të atit, “për të luftuar ata që bënë revolucionin me NATO-n”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
FMN: Mund të infektohet sistemi bankar
Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show
“Wikileaks” ndërpret punën
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Turqi, 265 persona të vdekur nga tërmeti