Bush-Obama takim koke me koke

Siç e kërkon tradita, presidenti i zgjedhur dhe gruaja e tij vizitojnë Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve. Normalisht ata presin disa javë para se ta bëjnë këtë.
Por kësaj herë takimi mes dy presidentëve zhvillohet shumë më herët. Arsye për këtë duket se është edhe fakti që tranzicioni politik ndodh në kohë lufte për Shtetet e Bashkuara, çka nuk ka ndodhur prej katër dekadash.
Tranzicioni politik po ndodh edhe në një moment krize ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe kjo kërkon vëmendje të menjëhershme. Obama ka thënë se ai do të veprojë me siç e quajti ai shpejtësi të posacme për të formuar kabinetin e tij.
Këshilltarët e tij kanë theksuar se ai e kupton rëndësinë që emërimet të jenë të shpejta, por thonë gjithashtu se presidenti i ardhshëm do të sigurohet që do të ketë njerëzit më të mirë për postet në kabinetin e tij.
Por obama mund të përmbysë edhe disa urdhra të mëparshëm të administratës Bush me të ardhur në pushtet. Në një intervistë për Fox News, kryesuesi i ekipit të tranzicionit Xhon Podesti tha se këto vendime mund të jenë ai për qelizat staminale dhe shpimet për naftë në territorin e SHBA.