E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni, urdhra sekrete per sulme ndaj Al Kaedes

Qe prej vitit 2004, ushtria amerikane ka ndermarre disa sulme kunder Al Kaedes ne vende qe nuk jane ne lufte me SHBA, si Pakistani, Siria e te tjere, duke shfrytezuar ate qe gazeta “New York Times” e cileson ne nje artikull te saj, ”urdher sekret”.

Sipas gazetes, vendimi i takon praneveres se vitit 2004 dhe mban firmen e sekretarit te atehershem te Mbrojtjes, Donald Ramsfelld.

Urdheri sekret, i mratuar nga presidenti Bush, i jepte ushtrise autoritetin te sulmonte celulat terroriste kudo ne bote, perfshire mandatin per te kryer operacione neper vende qe nuk ishin ne lufte me SHBA.

Gazeta “NYT” shkruan se ne 2006-en per shembull, nje ekip marinsash bastisi nje kompleks qe dyshohej se strehonte militante ne rajonin Baxhaur te Pakistanit. Ne artikull citohet nje ish-zyrtar i larte i CIA-s.

Sipas ish-zyrtarit anonim, operacioni ndiqej live nga kreret e sherbimeve sekrete mijera kilometra larg ne zyrat e Virxhinias. Nje tjeter sulm i tille sekret konsiderohet edhe ai i ketij viti ne Siri, qe sipas gazetes eshte kryer nga njesia e operacioneve speciale me mbeshtetjen e CIA-s.

Por ka patur edhe operacione te tjera qe jane anuluar pasi u cilesuan te rrezikshme. Njeri prej operacioneve te deshtuara ka qene ai per kapjen e numrit 2 te Al Kaedes Ajman al Zauahiri, qe u anulua momentin e fundit.

Zyrtaret, te cilet te gjithe flasin ne kushte anonimati, nuk konfirmojne ndonje sulm ne Iran, pervec misioneve te rikonjicionit. Nese deri para ketij urdheri, Pentagonit i duhej te priste disa dite per nje ceshtje qe shtronte kerkese, pas 2004-es kjo ndodhte shume me shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›