E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush feston ditelindjen e Laures

"Washington Post" bën të ditur, se pikërisht teksa republikanët e tij përballeshin me një disfatë në zgjedhjet presidenciale, presidenti Xhorxh Bush e kaloi kohën në Shtëpinë e Bardhë duke ngrënë kekun me arra kokosi për ditëlindjen e 62-të të gruas së tij, Laura.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino njoftoi se presidenti e kaloi kohën me miq e këshilltarë në një drekë familjare.

Ajo madje konfirmoi edhe dhuratën që zonja e parë në ikje ka marrë nga bashkëshorti, një palë vëthë të bukur, sic i cilëson sekretarja e cituar nga "Washington Post".

Votën e tij këtë vit presidenti e kishte dërguar me postë më herët gjatë muajit tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›