Rezultatet finale, Obama fitues

Fitorja e Barack Obama-s ne garen presidenciale per Shtepine e Bardhe tashme bazohet edhe ne rezultatet perfundimtare.
Zyrtarisht, kandidati demokrat, ka marre 349 vota elektorale, krahasuar me 162 per McCain.
Obama solli ndryshim historik ne SHBA, pasi eshte kandidati i pare me ngjyre qe zgjidhet ne krye te Shtepise se Bardhe.
Sfidat qe e presin Obamen jane te shumta, nder kryesoret: kriza ekonomike dhe lufterat ne Afganistan dhe Irak.
Bashke me zevendesin e tij, Joe Biden, Obama duhet te shenoje nje ere te re ndryshimesh ne politiken e brendshme dhe te jashtme per te justifikuar besimin e madh te zgjedhesve, qe i dhane atij fitore te padiskutueshme edhe ne bastionet e republikaneve.