E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush i përgjigjet negativisht ftesës së Obamës

Ish- presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nuk e ka pranuar ftesën nga Presidenti aktual, Barak Obama, që së bashku ta vizitojnë “Zonën Zero” apo vendin ku janë shkatërruar ndërtesat binjake të enjten për të shënuar kështu vdekjen e liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Gazeta "New York Times" ka cituar zëdhënësin e ish-presidentit, Dejvid Sherzer, duke thënë se Bush nuk do të marrë pjesë në atë vizitë.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar ftesën si dhe nuk ka pranuar të komentojë në vendimin e Bushit.

Që nga koha kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë, Bush, në përgjithësi ka qëndruar larg vëmendjes së opinionit.

Presidenti Obama pritet të vizitojë “Zonën Zero” ku më 11 shtator 2001, terroristët e Al Kaidës i sulmuan ndërtesat binjake të Qendrës Botërore Tregtare ndërsa planifikon të takohet edhe me familjarët e viktimave.

Bush, i cili gjatë kohës kur ishte president e kishte prioritet kapjen e Bin Ladenit, e ka uruar pasardhësin e tij për vdekjen e Osama Bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›