E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush nenshkruan protokollin e antaresimit te Shqiperise

Diten e neserme ne nje ceremoni zyrtare, e para e ketij lloji, presidenti amerikan George Bush do firmos Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO.Nenshkrimi i Presidentit amerikan, vjen pas vendimit te rreth nje muaji me pare qe mori Senati i SHBA-ve, i cili ratifikoi me vote unanime Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise.E veçanta e kesaj ceremonie, ka te beje me faktin e organizmit te saj.Nje ceremoni e tille, eshte e para qe zhvillohet nga Shtepia e Bardhe, pasi heret e kaluara , nenshkrimi i protokolleve, eshte bere pa buje.Nje zgjedhje e tille e Presidentit amerikane George Bush, veç nje akti simbolik, eshte edhe nje vleresim dhe mbeshtetje per Kroacine dhe Shqiperine.Ne ceremonine e nenshkrimit, mesohet se do te jene te pranishem edhe senatore e kongresmene amerikane, anetare te komisionit te jashtem te Senatit te SHBA-ve. Ratifikimi i ketij protokolli nga SHBA-te, i hap rruge procesit te pershpejtuar te anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO, pas ratifikimit edhe nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise e Kroacise ne aleancen e Atlantikut te Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›