E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drashkovic: Serbia në BE pa Kosovën

 

BEOGRAD-Kryetari i Lidhjes së Ripërtritjes Serbe, Vuk Drashkovic ka deklaruar se Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian pa Kosovën.

"Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë me Kosovën, sepse në Kosovë nuk ka Serbi", ka thënë Drashkovic për të përditshmen "Politika".
Ai zbulon detaje të cilat nuk i ka shprehur gjatë përiudhës që ja qënë Ministër i Jashtëm.
"Kur isha ministër i jashtëm dhe shef i ekipit negociator me BE-në filluan bisedimet tona për Asocim Stabilizimin. Ne e nënshkruam dokumentin pa Kosovën, dhe ai nuk ka të bëjë me Kosovën", ka thënë Drashkovic.

Ish-shefi i diplomacisë serbe ka shtuar se Serbia "nuk ka kurrfarë pushteti shtetëror ndaj Kosovës".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›