Bush per armepushimin
Presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush ka deklaruar se çfardo armepushimi midis Izraelit dhe Hamasit duhet te permbaje ndaljen e hedhjes se raketave ne drejtim te shtetit hebraik. Ne vend te kujdesej per popullin e Gazes, Hamasi ka vendosur qe nga Gaza te vrase me raketa izraelitet e pafajshem ka thene presidenti Bush. Sipas presidentit ne largim Bush deshira e Izraelit per tu vetembrojtur eshte legjitime duke qene se faji eshte i dhunes se filluar nga Hamasi. Ai u shpreh tejet i shqetesuar per situaten humanitare ne rripin e Gazes duke kujtuar se ne favor te palestinezeve jane dhene ndihma te medha monetare nepermjet Kombeve te Bashkuara.