E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,organizata terroriste sulmoi policine

Autoritetet ne Greqi kane thene se armet me te cilat u qellua te henen patrulla e policeve, jane perdorur edhe here te tjera, ne atentate per te cilat pergjegjesine e ka marre organizata “Aksioni Revolucionar”, qe klasifikohet si terroriste. Automatiku kallashnikov ishte perdorur me 23 dhjetor te vitit te kaluar, kur ishte qelluar nje autobus qe transportonte pjesetare te forcave speciale te policise.Ndersa pistoleta ishte perdorur gjate sulmit kunder nje rajoni policie ne Athine, ne prill te 2008-es.Ngjarja ndodhi ne lagjen Eksarqia qe eshte sanskionuar prej vitesh si qendra e forcave antipushtetare te çfaredo ngjyrimi politik.Perkunder praktikave te deritanishme, ku policia ka preferuar te mos nderhyje gjate incidenteve, drejtori i pergjithshem i policise tha se posaçerisht ne lagjen Eksarqia, do te veprohet ne perputhje me ligjet. Ndersa polici i plagosur ka dale jashte rrezikut per jeten, kryeministri Kostas Karamanlis e vizitoi ate dhe denuoi sulmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›