Bush solidarizohet me fëmijën dy vjeçar me leucemi
Ish presidenti amerikan, George H.W. Bush i vjetri është qethur tullac në shenjë solidariteti me një djalë dy vjeçar i cili ka humbur të gjithë flokët e tij për shkak të sëmundjes së leuçemisë.

Zyra e ish presidentit 89-vjeçar ka thënë se ai së bashku me 26 pjesëtarët e stafit të tij të sigurisë janë qethur tullac për të përkrahur moralisht një djalë me emrin Patrick ndërsa mbiemri i tij nuk është bërë i ditur.

Ky i fundit është thënë se është djali i një prej pjesëtarëve të stafit të George Bushit.

Stafi i sigurisë së Bushit gjithashtu kanë krijuar edhe një faqe interneti për të mbledhur para që ta ndihmojnw fëmijwn me faturat mjekësore.