E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushat, policia nuk lejon hyrjen e komisionereve

Policia nuk lejon komisioneret socialiste te hyjne ne KZAZ-ne e Bushatit, pasi keta persona nuk jane pajisur me dokument identifikimi.

Numeruesit nuk kane patur dokumenta identifikimi, nderkohe mesohet se edhe kandidati per deputet, Tome Doshi nuk eshte lejuar te hyje ne ambientet e KZAZ.

Vete Doshi ne nje prononcim per Top Channel, deklaron se forcat policore nuk lejojne hyrjen e tij ne qendren e numerimit.

"Ketu po kerkohet konflikt, po nuk shqetesohemi sepse fitorja eshte me ne, pasi ketu ne do te marrim edhe nje mandat tjeter per Partine Socialiste", u shpreh Doshi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›