E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD akuza të ndërsjellta për bllokimet e procesit të numërimit

Partia Socialiste dhe ajo demokratike hedhin akuza të ndërsjellta për bllokimin e procesit të numërimit të votave në Rrogozhinë. PD I bën thirrje Ramës të mos mbajë peng procesin ndërsa PS i kërkon Berishës të ruajë qetësinë.TIRANË- Partia Socialiste akuzon komisionerët demokratë si përgjegjës të bllokimit të procesit të numërimit të votave në Rrogozhinë.
Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj deklaroi se ministry Alibeaj ka bllokuar 6 qendra numërimi në Fier.

"I bëjmë thirrje Berishës dhe stafit të ruajë qetësinë dhe të jenë të kujdesshëm në prononcimet e tyre.” u shpreh Imeraj.

Ka qënë i menjëhershëm reagimi i Partisë Demokratike e cila e ka hedhur përgjegjësinë e bllokimit të procesit të numërimit në Rrogozhinë mbi Partinë Socialiste.
“Nuk ka asnjë shans që ky proces të bllokohet nga PD, përfaqësuesit e PS janë larguar nga qendrat e numërimit të votave. Rama të mos mbajë peng procesin në Shqipëri dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri” theksoi zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›