E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Mirënjohje partnerëve për heqjen e vizave

Për deputetin e opozitës, Ditmir Bushati, mbështetja e partnerëve bëri të mundur modernizimin e pikave kufitare.

“Falë mbështetjes dhe kontributit të tyre u bë i mundur përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës të kufirit dhe zhvillimit të kapaciteteve administrative. Sot është momenti për të shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë ata ekspertë shqiptarë e të huaj që kanë kontribuar ndër vite në jetësimin e kësaj ëndrre”, tha ai.

Më tej, Bushati u shpreh se sot është momenti gjithashtu për të kujtuar mijëra shqiptarë që ndër vite humbën jetën në tentativën për tu arratisur nga Shqipëria komuniste dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Evropën demokratike. Në fund të deklaratës, deputeti Bushati u kujtoi shqiptarëve që ta shfrytëzojnë këtë moment me dinjitet dhe përgjegjshmëri. /Saimir Lleshi/start/

                                                                                             2010-12-15 14:51
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›