Arvizu viziton zonat e Shkodrës: Mbështetje nga SHBA

Gjatë qëndrimit atje, diplomati amerikan ka është njohur nga afër me punën që po bëhet për tejkalimin e situatës. Arvizu ka zhvilluar edhe një takim me prefektin e Shkodrës, Mexhit Cungu si dhe me kryen e Shtabit të Emergjencave, kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka.
"Pavarësisht se unë nuk flas shqip, isha në gjendje të kuptoja qartë se çfarë po ndodhte dhe ajo që më preku nuk ishte vetëm situata e vështirë, por dhe dashuria dhe lidhja që banorët kishin jo vetëm me të afërmit e tyre, por gjithçka që ato kishin, përfshirë edhe gjënë e gjallë, duke u përpjekur që të mos largoheshin pa siguruar gjithçka që zotëronin", u shpreh z.Arvizu.
Ambasadori vlerësoi punën e bërë deri më tani në këto zona."Është bërë një punë shumë e mirë nga qeveria dhe nga gjithë shtabi i ngritur për përballimin e kësaj situate, forcat e policisë, mbrojtjes, dhe për këtë të gjithë ju meritoni përgëzimet tona për punën që keni bërë", tha Arvizu.
"Jam vërtet shumë i kënaqur që komuniteti ndërkombëtar është përgjigjur gjithashtu kërkesës suaj për ndihmë", tha ambasadori duke shtuar se "edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it ka mundësuar ofrimin e batanijeve dhe elementë higjienike për banorët e këtij komuniteti".
"Ajo që kemi ofruar ka qenë 50 mijë dollarë, por ne do vazhdojmë të ndjekim situatën aktuale dhe të shikojmë për ndihmat që do të ofrojmë", tha ai. /S.Ll/start/
2010-12-15 15:32
[