E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bushi: Plisi i Bardhë drejt UNESCO-s, kuvend mbarëkombëtar në kalanë e Krujës

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Në kalanë e Krujës u organizua kuvendi mbarëkombëtar i besëlidhjes që synon përfshirjen e plisit të bardhë, simbolit historik shqiptar në rrugën drejt mbrojtjes nga UNESCO.

Në Krujë, qindra patriotë me plis të bardhë, nga të gjitha trevat shqiptare, festuan referendumin e besëlidhjes në rrugën për UNESCO të simboleve identitare historike e etno-kulturore.

Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi tha se “ky aktivitet i përmasave kombëtare, nisi në Kalanë e Krujës e më pas në Pallatin e Kulturës”, ku personalitete të ndryshme, studiues e ekspertë paraqitën argumentet historike e shkencore për dosjen e aplikimit të Plisit të Bardhë në UNESCO.

“Ky aktivitet i përmasave kombëtare, nisi në Kalanë e Krujës e më pas në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku” me ekspozitën dhe programin artistik të ansambleve mbarëkombëtare”, tha Bushi, ndërsa i shprehu mirënjohjen Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyqi”, të cilët mbështesin promovimin e vlerave kombëtare.

Aktiviteti u pasurua me muzikë, valle dhe atmosferë festive, ndërsa u vlerësua si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Momente nga kuvendi mbarëkombëtar i besëlidhjes në kalanë e Krujës 1 nga 14

/e.i//a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›