E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busquets pezullohet për dy ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e Sergio Busquets në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Celtic.

UEFA ka vendosur ta pezullojë mesfushorin për dy ndeshje pas përjashtimit të tij me karton të kuq në ndeshjen ndaj Benficas javën e kaluar.

Spanjolli u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq nga gjyqtari turk Cuneyt Cakir pasi supozohet se kishte goditur një kundërshtar në fitoren 2-0 të Barcës.

Trupi Kontrollues dhe Disiplinor i UEFA-së ka parë rastin dhe ka marrë vendimin ta pezullojë atë për dy ndeshjet e radhës, të dyja kundër Celtic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›