Milan-Inter, fyerje ndaj flamurit shqiptar në derbi
Prezenca e flamurit shqiptar në ndeshje të rëndësishme të futbollit europian nuk është tashmë një çudi, por në Itali duket se simboli kuqezi është kthyer në një motiv për të ofenduar të tjerët. Një histori e tillë u duk qartë në derbin Milan-Inter të së dielës, ku nga tifozët e Milanit përmendej herë pas here emri "flamuri shqiptar" për të ofenduar ata të Interit. Në fakt, një ndeshje e tillë është përherë një spektakël më vete sa u përket banderolave, por tifozët e Milanit duket se e kanë tepruar. "Gjithnjë ngrini dorën lart, në çdo ndeshje lejoni banderola shqiptarësh", thuhet në një pankartë. "Vetëm me fotoshop mund ta largoni flamurin shqiptar", shkruhet në një tjetër. Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një pankartë e tifozëve të Interit për të kujtuar humbjen e Milanit ndaj Tiranës në "Qemal Stafa" pak vjet më parë. "Ju dominon Tirana", shkruhet në të, duke bërë sërish një lidhje me Shqipërinë, por në një mënyrë fyese.
Milani dhe shqiptarët
Pankartat fyese të tifozëve të Milanit ndaj flamurit shqiptar natyrisht janë një goditje për imazhin e këtij klubi në Shqipëri, ku mbështetësit janë vërtet të shumtë. Një gjë e tillë është parë edhe në momentin kur kuqezinjtë mbërritën në Tiranë për herë të parë, në dy vizita që dhuruan një entuziazëm të jashtëzakonshëm në ndeshjet e luajtura në "Qemal Stafa".
Derbi
Derbi Milan-Inter, i përfunduar 0-1 për zikaltërit, ishte një përplasje e vërtetë mes dy tifozerive. Antonio Kasano u prit që në fillim me fishkëllima të mëdha, ndërsa nuk munguan disa banderola: "Dedikuar ish-it më të urryer të momentit" nga tifozët e Milanit dhe "Kasano luan me zemër" nga ata të Interit. E megjithatë, shënjestra e vërtetë kanë qenë dy krerët e Milanit, presidenti Silvio Berluskoni dhe administratori i deleguar Adriano Galiani, të akuzuar nga tifozët se shitën yje si Ibrahimoviç apo Tiago Silva në merkaton e verës. "Berluskoni shporru!", shkruhej në një pankartë, ndërkohë që një tjetër përshkruhej qartë inati i tifozerisë kuqezi: "Në verën time pa det, të shkruaja një kartolinë ishte minimumi që mund të bëja. Mirupafshim m...23 gusht 2012". Më pas, një tjetër banderolë: "Me urimet më të mira për sezonin 2012-2013". Stadiumi "San Siro" ishte i mbushur plot për këtë derbi dhe përpos deklaratave fyese, tribunat ishin një spektakël i vërtetë, i zakonshëm në këtë ndeshje. Në fushë gjithsesi, loja nuk iu përgjigj pritshmërive, me gabime të shumta nga dy skuadrat e sidomos nga arbitrat. Interi fitoi 1-0, falë një goli të Valter Samuel në minutën e 4-t, ndërsa zikaltërit luajtën me 10 vetë në pjesën e dytë, kur Nagatomo doli me karton të kuq.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)