Butka, promovim libri "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar"

Masakra e Tivarit, ku humbën jetën rreth 3 500 rekrutë kosovarë, kishte përmasa të frikshme dhe ajo duhet ti bëhet e ditur të gjithëve. Kështu deklaroi ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci në promovimin e librit të studiuesit Uran Butka "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar". Bumci shtoi se në historinë e Shqipërisë duhet hedhur dritë, nga studiuesit.
E ndërsa drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, deklaroi se drejtuesit e Shqipërisë së asaj kohe vendosën interesat e pushtetit përpara interesave kombëtare.
Studiuesi Uran Butka, për të shkruar këtë libër është mbështetur në dokumentacionet e shumë arkivave si të ishJugosllavisë, Maqedonisë, arkivën e shtetit dhe arkivën e ushtrisë, si dhe në dëshminë e 50 të mbijetuarve.