Fier, arrestohet një person i kërkuar për “vrasje në tentativë”

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar për vrasje në tentativë. Shtetasi Klodian Ruko, 30 vjeç është arrestuar gjatë ditës së sotme nën akuzën për vrasje e mbetur në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor të vitit 2011 në Beline, ku 30-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin N.G. Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për 30-vjeçarin Ruko.