Butler:Shqipëria të plotësojë standartet zgjedhore

Komisioni Europian ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të plotësojë standardet zgjedhore si një detyrim në raport me procesin e integrimit në BE.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionerit europian për Zgjerimin Stefan Fyle, Natasha Butler deklaroi se presidenti Barroso dhe eurokomisioneri Fyle janë duke ndjekur nga afër situatën në Shqipëri ndësa shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të garantojë zbatimin e shtetit ligjor dhe rezultatet e zgjedhjeve duhet të dalin sa më parë.
Ajo gjithashtu ka sqaruar edhe qëndrimin e Komisionit Europian në lidhje me anulimin e vizitës së paralajmëruar nga presidenti Barroso në Shqipëri duke shtuar se shtyrja e vizitës nuk tregon mungesë angazhimi.
Ndërkohë presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso anuloi vizitën e parashikuar për ditën e sotme në Shqipëri pas tensioneve që krijoi numërimi i votave të kontestuara.
Zyra e BE-së në Tiranë deklaroi dje se qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutonte perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe rrugën përpara drejt integrimit evropian dhe veçanërisht zbatimin e 12 prioriteteve kyçe të parashtruara nga Komisioni Evropian në Progres Raportin e 2010.