E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Situata e tensionuar, në dëm të integrimit të vendit

Presidenti Topi ka deklaruar se situata e tensionuar në vend po dëmton jo vetëm aspiratën integruese evropiane të Shqipërisë, por edhe imazhin e saj në botë.
 

Në një takim me ambasadoren britanike Fiona Mekiluam kreu i shtetit Topi është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën aktuale, dhe nënvizoi se duhet ruajtur qetësia, vetëpërmbajtja, rendi publik si dhe se duhet gjetur ekuilibri i nevojshëm që vendi të mos rrëshqasë në tensione të panevojshme politike.

“Këto do të ishin të mundura vetëm nëpërmjet zbatimit me rreptësi të ligjeve dhe respektimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese nga kushd” theksoi Topi.
 

Nga ana e saj, Ambasadorja Fiona Mekiluam i shprehu Kryetarit të Shtetit shqiptar gjithë mbështetjen e saj si përfaqësuese diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar për rolin konstruktiv që po vazhdon të luajë si dhe për mesazhet dhe apelet pozitive e bëra deri më tani nga Presidenti Topi në funksion të qetësimit të situatës dhe gjetjes së një zgjidhje institucionale e ligjore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›