Buxheti 2009 abuzimet e institucioneve publike shkuan ne 1.5 miliarde leke
Qeveria nuk ka realizuar te ardhurat dhe nuk ka grumbulluar detyrimet gjate vitit 2009. Abuzimet qe jane konstatuar me buxhetin e vitit te kaluar kapin shifra te konsiderueshme dhe kane dale pikerisht gjate miratimit te buxhetit faktik ne Komisionin Parlamentar i Ekonomise dhe Financave. Ne kete komision u miratua dje me gjithe debatet e shumta buxhetin faktik te vitit 2009. Ne komision raportuan Ministri i Financave Ridvan Bode dhe kreu i Kontrollit te Larte te Shtetit Robert Ceku. Ky i fundit i kujtoi qeverise se ajo ka ende 66 milione leke detyrime te prapambetura dhe se keto detyrime nuk jane mbledhur nder vite. Ne kete pike kreu i KLSH-se Ceku propozoi faljen e ketyre detyrimeve. Sipas Cekut abuzimet e institucioneve publike me fondet per vitin 2009 llogariten ne 1.5 miliarde leke. Kryetari i KLSH-se Ceku gjate prezantimit te raportit per vitin 2009 ne Komision tha se vlera e demit ne buxhetin e shtetit nga institucionet eshte 1.234 milione leke ne fushen e te ardhurave dhe 334 milione leke ne fushen e shpenzimeve.
Abuzimet
Kreu i KLSH-se Ceku deklaroi se eshte evidentuar mosrealizim i shpenzimeve vecanerisht per sa u perket investimeve ne rruge shkolla e spitale ne vleren e 9.4 miliarde lekeve. Abuzimet te medha sipas Cekut jane bere me projektet me financim te huaj te cilat vleresohen te kapin vleren e 212 milione lekeve ndersa njesite e pushtetit vendor kane shperdoruar 23.4 milione leke. Kryetari i KLSH-se ne raportin e tij i beri thirrje Kuvendit qe te shqyrtoje me kujdes humbjet qe pesojne financat publike ne te ardhura dhe shpenzime dhe te pranoje qe keto deme te perfshihen ne buxhetin e vitit 2011. Nderkohe opozita i kerkoi kreut te KLSH-se shtimin e kontrollit te rrepte mbi financat publike. Komisioni me pas u perfshi nga debatet ku anetari i majte ne kete komision Arben Malaj theksoi se duhet nje kontroll i rrepte mbi financat publike. Malaj theksoi se Shqiperia u prek nga kriza dhe pati nje rritje te deficitit buxhetor. Sipas anetarit socialist ne Komisionin e Ekonomise shifrat e INSTAT-it nuk jane te besueshme.
Sektoret
Kreu i KLSH-se vuri ne dukje se pushteti vendor ka treguar performance te dobet vecanerisht ne mbledhjen dhe administrimin e te ardhurave nga taksat mbi pasurine taksat lokale dhe taksat mbi biznesin e vogel. Nje tjeter pike ne te cilen kreu i KLSH-se u perqendrua ishte aplikimi i fondeve per projektet rajonale. Gjate inspektimeve te kryera KLSH-ja ka konstatuar raste ku aplikimi i fondeve per keto projekte ka qene problematik dhe i strukturuar ne menyre joeficiente duke lene hapesira per shkelje dhe abuzime. Per kete qellim KLSH-ja rekomandoi levrimin e fondeve per projekte te vogla realizimi i te cilave eshte i mundur brenda nje periudhe njevjecare. Pas pyetjeve te deputeteve per Ministrin e Financave dhe kreun e KLSH-se Komisioni miratoi me shumice votash projektligjin Per miratimin e buxhetit faktik te shtetit te vitit 2009.
Bode Ekonomia perballoi krizen prej stimulimit fiskal
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi dje se rritja ekonomike gjate vitit 2009 llogaritet ne 3.3 dhe se qeveria perdori stimulimin fiskal prej 400 milion euro per te minimizuar efektet e krizes ekonomike globale. Miratimi i buxhetit faktik te vitit 2009 ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise dhe Financave u shoqerua me debate te ashpra mes opozites dhe maxhorances per situaten ekonomike ne vend. Ne fjalen e tij ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se Shqiperia nuk u prek nga kriza ekonomike financiare globale dhe se qeveria perdori rreth 400 milione euro si stimuj fiskale per te minimizuar efektet e saj ne ekonomine tone. Opozita ka reaguar duke akuzuar qeverine se shifrat qe raporton nuk jane te sakta. Deputeti i Partise Socialiste Arben Malaj ish-minister i Financave tha se Shqiperia u prek nga kriza dhe pati nje rritje te deficitit buxhetor. Por ministri i Financave Bode tha se deficiti buxhetor ne 2009-en u mbajt nen kontroll. Sipas kreut te Financave publike te ardhurat ne vitin qe shkoi llogariten 249169 milione ndersa shpenzimet 329 903 milione leke. Ai tha se te ardhurat nga privatizimet vitin e kaluar llogariten ne 25138 milione leke.
30 Shtator 2010