E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat qeveria vendos te rimbursoje kasat fiskale

shte nder te paktat raste ne Shqiperi kur bizneset arrijne te realizojne kerkesat e tyre me ane te protestave. Per tre dite me radhe pronare te bizneseve te vogla ne tregun industrial te e Medresese ne Tirane protestuan kunder cmimit te kasave fiskale. Menjehere pas protestave Ministri i Financave Ridvan Bode premtoi rimbursimin e tyre duke zbritur koston nga taksat ndersa ne mbledhjen e djeshme ekzekutivi propozoi disa ndryshime ne ligjin Per taksat vendore ku parashikohet nje rimbursim deri ne 44 mije leke per bizneset e vogla si dhe kthim te parave per ata qe e kane marre tashme kasen fiskale. Pjese e ndryshimeve do te jete edhe rimbursimi i kostos se taksimetrit per taksite deri ne shumen e 30 mije lekeve.
Lajmi per kompensimin e kostos se kasave fiskale per bizneset e vogla ishte dhene disa dite me pare ndersa gjate prezantimit te ndryshimeve ne ligj Kryeministri Berisha theksoi se per bizneset qe tashme i kane blere kasat kostoja do tu njihet si takse e paguar. Me kete ligj kasat do ti kushtojne zero biznesit shqiptar. Edhe ne proceduren e meparshme ishin parashikuar ne zero por per biznesin e vogel perllogaritja ishte me e komplikuar. Per te bere te qarte ne vendosem qe cmimi i kasave te ulej nga taksat. Duhet te theksoj se cmimin e kasave e percakton tregu dhe jo qeveria. Ligji parashikon kete edhe per ata qe kane paguar kasat. Ndaj do tiu garantoj se atyre njelloj si ata qe do ti vendosin do tiu rimbursohen duke ua njohur takse te paguar - tha Berisha. E njejta praktike do te ndiqet edhe me rimbursimin e taksimetrave. Sipas ndryshimeve te propozuara ne ligj rimbursimi parashikohet te jete deri ne shumen e 30 mije lekeve. Shuma do tu rimbursohet me ane te taksave gjate pageses se kesteve duke iu njohur si takse e paguar. Ligji parashikon rimbursimin edhe per ata qe kane paguar kasat. Ndaj do tiu garantoj se atyre njelloj si ata qe do ti vendosin do tiu rimbursohen duke ua njohur takse te paguar. Kjo reforme eshte nje reforme ne te vertete jashtezakonisht e rendesishme sic eshte reforma e gjendjes civile - shtoi Berisha.Per te dyja rastet si per rimbursimin e kasave fiskale ndaj biznesit te vogel si dhe taksimetrit per taksite procedurat e metejshme do te percaktohen me vendim te qeverise pas miratimit dhe hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te propozuara dje ne ligjin Per taksat vendore.


Ligji parashikon edhe njehere detyrimin e bizneseve te vogla per te leshuar kuponin tatimor per cdo shitje. Per sa i perket bizneseve qe nuk jane te detyruara te leshojne kupon tatimor parashikohet leshimi i nje deftese tatimore. Pritet nje vendim i mevonshem i qever-ise ne te cilin do te percaktohet forma e defteses tatimore si dhe menyra se si do jepet ajo. Ne menyre te perseritur bizneset kane kundershtuar cmimin e kasave fiskale duke e cilesuar ate teper te shtrenjte. Propozimi i fundit i qeverise do te lehtesoje arkat e bizneseve nga shpenzimet e medha por do te rendoje edhe me tej arken e shtetit nisur nga fakti se kostoja e kases do te llogaritet si takse e paguar shume e cila nuk do te arketohet.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›