Buxheti 2011 Kryeministri injoron skenarin e Bodes
Nuk mjaftuan tre muaj pune disa takime dhe ne fund nje analize e hollesishme per te bindur kreun e qeverise se skenari me i duhur per financat shqiptare do te ishte buxheti me deficit 3 per qind ose rreth 400 miliarde leke. Kryeministri Sali Berisha nuk mori ne konsiderate sugjerimet e ministrit te Financave Ridvan Bode se per financat tona do te ishte me mire nje ulje e borxhit publik sipas planit te miratuar ne korrik ne nivel 58 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto por kreu i qeverise zgjodhi skenarin me te veshtire dhe me te kushtueshem ate te rritjes se shpenzimeve me rreth 7 miliarde leke te tjera manover e paster per vitin elektoral 2011.
Gazeta Shqip meson detajet e diskutimeve te kryera dje ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit Strategjik ku pas shume debatesh Berisha deklaron se pranon te marre persiper buxhetin me shpenzime totale rreth 408 miliarde leke kurse ministri i Financave i kishte sugjeruar nje buxhet me te moderuar rreth 401 miliarde leke. Gjithashtu gazeta disponon raportin e plote te Financave qe permban skenaret e rritjes ekonomike per tre vitet e ardhshme dhe variantet e propozuara nga Bode per buxhetin 2011. Ministri i Financave i kishte derguar kreut te qeverise dy skenare te buxhetit ku i pari parashikonte 401 miliarde e 600 milione leke shpenzime ne total me deficit 3 per qind dhe me borxh publik 58.5 per qind ne raport me PBB-ne kurse skenari i dyte propozonte nje total shpenzimesh prej 408 miliarde e 300 milione lekesh me deficit 3.5 per qind dhe me borxh publik 59 per qind. Per te dy keta skenare ministri Bode sqaron Berishen se rritja ekonomike per vitin 2011 mbetet i njejte 5.5 per qind perfshi edhe te ardhurat ne rreth 361 miliarde e 500 milione leke kurse ndryshimi nga njeri variant te tjetri ishte vetem tek investimet me gati 7 miliarde leke skenari II. Ne shkresen qe shoqeron projektbuxhetin ministri Bode analizon dy variantet avantazhet dhe disavantazhet e tyre dhe ne fund kembengul qe skenari optimal per ekonomine eshte i pari pasi ruan kursin fiskal dhe trendin e uljes se borxhit. Me tutje ministri i ka vene ne dukje Berishes se ne rast vendimmarrje per skenarin nr. II qe i rrit ne 2011-n investimet me 7 miliarde leke atehere ne 2013-n investimet duhet te jene po 7 miliarde leke me pak gjithnje nese i permbahet planit te uljes se borxhit publik ne 54 per qind te PBB-se.
Sikurse u pa dje ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit Strategjik dhe nga njoftimi i zyres se shtypit ne Kryeministri Berisha zgjodhi variantin e rritjes se shpenzimeve fakt qe i druhej edhe vete FMN-ja duke e lidhur me vitin elektoral 2011. Kryeministri kerkon me ngulm ndertimin e rruges Tirane-Elbasan me tunel kostoja e se ciles i kapercen 16 miliarde leke per dy vjet punime dhe ky eshte shkaku qe nuk mori ne konsiderate variantin e kreut te Financave. Vete Bode i ve ne dukje Kryeministrit se edhe me variantin e pare qeveria i ka mundesite ta ndertoje rrugen Tirane-Elbasan pa qene nevoja te rrise borxhin.