Kupa sot ndahen biletat per 1/8-at
Kupa e Shqiperise kthen skuadrat shqiptare ne fushe. Sot do te luhen 16 ndeshjet e dyta te turit te pare te ketij aktiviteti. Pas rezultateve te para pothuajse te gjitha skuadrat elitare cilesohen si favorite per tu kualifikuar ne fazen e 1/8-ve te finales. Ne fakt ne ndeshjet e para nga 12 ekipet qe militojne ne Kategorine Superiore vetem Laci ne Grupin B kishte pesuar humbje minimale ne fushen e Memaliajt nderkohe qe Flamurtari Vllaznia Elbasani e Kastrioti ishin kenaqur me barazime pa shpenzuar shume energji.
Ne Grupin A te trofeut te dyte per nga rendesia ne vend Dinamo Tirana Bylis e Shkumbini keta te fundit e fituan ndeshjen me Vloren ne tavoline duken te kualifikuara pas fitoreve jashte fushe. Flamurtari e Kastrioti kerkojne fitoren ne shtepi perballe Tomorit e Bilishtit pasi kane barazuar ne ndeshjet e para. Lufta per kualifikimin duket e mbyllur edhe ne dy ciftet e ekipeve te Kategorise se Pare Apolonia ka humbur ndeshjen e pare me Aden por ata mund te perfitojne prej faktit se skuadra nga Velipoja eshte ne pozita te dobeta ne kampionat dhe nuk eshte shume e perqendruar te Kupa. Ndersa Kamza te pakten ne leter luan per formalitet me Partizanin pasi vjen nga fitorja 1-0 ne fushen kundershtare. Ne Grupin B Besa Teuta e Skenderbeu jane ne pozita komode. Pas fitoreve jashte fushe keto skuadra kane shansin te testojne lojtaret e stolit ne takimet me Sopotin Mamurrasin dhe Burrelin. Laci ka detyren te permbyse humbjen minimale me Memaliajn ndersa Vllaznia e Elbasani duhet te konfirmojne forcen perkatesisht me Terbunin e Gramshin pas barazimeve ne ndeshjet e para. Ne kete grup Lushnja nje ekip me pretendime ne Kategorine e Pare por edhe ne Kupe niset nga dizavantazhi i nje goli perballe Pogradecit ndersa Gramozi-Luftetari duket nje ndeshje e hapur pas barazimit pa gola ne ndeshjen e pare.