Buxheti 2012, Berisha: Rrogat, pensionet, asistenca ekonomike do rriten
Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë shprehu se rritja e pensionëve, ndihmës ekonomike dhe rrogave do të jenë objektivat kryesore të buxhetit të ri 2012.
Ne kemi vendosur ta përqëndrojmë buxhetin në objektivat tonë më madhorë, dhe këta janë rritja e rrogave, pensioneve dhe ndihmën ekonomike.. Ne jemi të bindur se rritje e studiuar e rrogave dhe pensioneve përbën një akt shumë të rëndësishëm në politikën e investimit në burimet njerëzorëe dhe në fytyrën njerëzore të qeverisë. Zemra e dhimbsur është dhe do mbetet zemra e vërtetë e kësaj qeverisje.- u shpreh Berisha.
Një infrastukturë modern do të jetë një ndër qellimet që do të arrijë ky buxhet. Kjo maxhorancë do të mobilizojë të gjitha potencialet e saj për të bërë Shqipërinë me infrastrukturën më moderne. Jam i bindur se kjo është mënyra më e sigurtë për të shpejtuar procesin e zhvillimit të këtij vendi.Ne do të bejmë të mundur që çdo shqipatrë të arrijë në Tiranë brenda 2 ose 2 orëve e gjysëm- u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Më herët FMN-ja i bëri thirrje qeverisë që të hartojë buxhete me realiste, pasi në këtë mënyrë nuk do të ishte e nevojsme një nderhyrje gjatë vitit. Për më tepër Fondi Monetar Ndërkombetar deklaroi se në vitet e fundit qeveria kishte hartuar buxhete të fryra, dhe aspak realiste. Ndërkohë FMN-ja bëri thirrje që të kihet kujdes me shpenzimet dhe borxhin qeve
ritar.
Shkrime të tjera me interes: