E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Në rast votimi të fshehtë, rezultati do të ishte tjetër

Tiranë- Kandidati i propozuar nga presidenti për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Sali Shehu u shpreh i zhgënjyer nga deputetët demokratë që rrëzuan dje në Kuvend kandidaturen e tij. Kandidaturë e cila u rrëzua me 73 votat të mazhorancës, dhe me dy të opozitës.

Pritej të ndodhte kështu, për shkak të qëndrimit të kohëve të fundit të lidershipit të mazhorancës Sali Berisha. Siguria që unë do të fitoja i ka bërë të thyejnë Kushtetutën. Nëse votimi do të ishte i fshehtë jam shumë i sigurtë se do të fitoja edhe nëse do të kisha pasur përballë vetes një tjetër rival - u shpreh Shehu, duke nënvizuar se në rast se votimi do të ishtë realizuar në mënyrë të fshehtë, atëherë rezultati nuk do të kishte qënë rrëzimi i kandidaturës së tij.

Sipas zotit Shehu krijimi i një partie të mundshme nga ana e presidentit Topi, nuk është diçka e pazakontë apo diçka e ndaluar.

Nuk e kuptoj panikun që ka kapur lidershipin e PD-së lidhur me mundësinë e krijimit të një partie të re nga zoti Topi. Është e ndaluar të krijohet nje parti politike në Shqipëri , çdo të thotë kjo? Unë mendoj se jo- u shpreh Shehu.

Madje ai theksoi se akuzat që i bën mazhoranca presidentit Topi, si të lidhur me të majtën janë të pabaza, pasi kjo u duk qartë nga mos pjesëmarrja në votim e deputetëve socialist gjatë seancës së djeshme.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shehu: “Ambasada Pink” shpif, nuk i kam diskriminuar
  2. Kreu i KLSH, dueli i fortë Topi – Berisha
  3. Xhemi Shehu fillon punën, por edhe jetën e natës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›