Buxheti 2012, Kushtetuesja dhe Avokati i Popullit debat për pagat
TIRANE - Gjatë debatit përfaqësues të këtyre dy institucioneve i kërkuan Komisionit të ligjeve mbështetjen për rritjen e fondeve nga ana e ministrisë së Finanacave.
Gjatë debatit përfaqësues të këtyre dy institucioneve i kërkuan Komisionit të ligjeve mbështetjen për rritjen e fondeve nga ana e ministrisë së Finanacave.
Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese deklaroi se buxhetit që i është akorduar nga qeveria këtij institucioni është i papranueshëm, ndërsa kërkoi rritje fondi edhe për zërin "paga", si dhe një fond shtesë prej 10 milionë lekë të reja për aktivitetet në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.
Përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit kanë kërkuar në komision të mos i ulen pagat, pasi një vendim i tillë i qeverisë cënon pavarësinë e këtij institucioni.
Drejoresha e Programimit të buxhetit në ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi sqaroi se tashmë sistemi i pagave është unifikuar, duke shtuar se pagat nuk kanë lidhje me pavarësinë e institucioneve.
Deputetët demokratë kanë kërkuar nga kolegët e tyre të përkrahin kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për fondin shtesë për 20-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese dhe për aktivitetet në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë por deputetët socialistë kanë theksuar se duhet të jetë një fond i veçantë për këtë çështje.
Sipas p/buxhetit të shtetit për vitin 2012 totali i shpenzimeve buxhetore për Gjykatën Kushtetuese llogaritet në 97,628 mijë lekë, ndërsa për Avokatin e Popullit shpenzimet buxhetore llogariten 80,211 mijë lekë.
(d.b/BalkanWeb)