Berat, vrau gruan për xhelozi, "burg pa afat" për 61-vjeçarin

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” ndaj 61-vjeçarit i cili vrau të shtunën bashkëshorten e tij. Trupi gjykues ka lënë në burg Gani Myrtelin i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Resmie Myrteli 56 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në fshatin Moravë të Beratit ku 61-vjeçari Myrteli ka qëlluar me mjete të forta në kokë, bashkëshorten e tij duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Mësohet ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes çiftit për motive xhelozie.